Tkurrja” e popullsisë: 28 mijë kosovarë ikën nga vendi më 2024 (VIDEO) NULL NULL 06.07.2025 20:36 06.07.2025 20:36 Sa ka territor vendi, aq u shtua popullsia, pos 1 më tepër. Në tokën që ka 10 mijë e 887 kilometra katrorë, vitin që shkoi popullsia e Kosovës pati rritje natyrore fiks për 10 mijë e 888. Këtë rastësi e evidentoi Agjencia e Statistikave të Kosovës, kur bëri matjet për popullsinë rezidente. E pikërisht në këto gjetje, u konstatua që pati zvogëlim të saj. Në vitin 2024, Kosova humbi 28,413 banorë për shkak të emigrimit, pasi më shumë persona u larguan sesa hynë në vend. Megjithatë, popullsia rezidente u zvogëlua vetëm për 17,525 banorë, falë rritjes natyrore pozitive me më shumë lindje sesa vdekje. Madje kosovarët po del se pos jashtë vendit, po i ndërrojnë edhe komunat brenda territorit, çka këtë e bënë më tepër se 21 mijë e 500. Imigrantë që erdhën këtu u regjistruan pak më shumë se 9 mijë, larg më pak se ata që e lëshuan vendin duke emigruar e që arrin gati në 37 mijë e 500 banorë. Vlerësim i ngjashëm nga ASK bëhet çdo vit, derisa në Kosovë u vlerësua se janë 1 milionë e 585 mijë e 590 banorë rezidentë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025