Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vendimet për pronat: Qarkorja e Muratit mbi ligjin, irriton komunat (VIDEO)

NULL NULL
06.07.2025 20:39

Komunikim nuk kanë por prej tyre marrin vetëm urdhra.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve pa u konsultuar me komunat në adresën e tyre nisi një kërkesë që po cilësohet e paligjshme.

Kryetarëve iu tha që të ndalojnë procesin e vlerësimit të pronës komunale për qëllime këmbimi gjatë periudhës zgjedhore.

Sipas komunave ligji parasheh që gjatë këtij procesi nuk mund ë merren vendime politike për dhënien në shfrytëzim të pronës por kjo nuk ndalon proceset teknike të saj.

Komunat po kërkojnë që ministria e Hekuran Muratit të kthejë mbrapsht këtë qarkore që do të sjellë dëme ekonomike.

Nga komuna e Pejës thanë kjo do të vonojë gjitha proceset pronësore.

Ndërkaq edhe një njohës i ligjit pohoi se ministria po vepron kundërligjshëm.

Sipas komunave kjo është bllokadë burokratike prej së cilës pëson pushteti lokal, sidomos në zvarritjen e këtyre proceseve të paktën 6 muaj ose një vit. Ministria e Financave nuk ka dhënë ndonjë sqarim për kërkesën e tyre.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.