Shuhet pas gjashtë ditësh zjarri në ladfillin e Elbasanit, në ajër dhe tokë lëshohen substanca të rrezikshme NULL NULL 06.07.2025 19:52 06.07.2025 19:52 Më në fund vatra e zjarrit në ladfillin e Elbasanit është shuar totalisht pas gjashtw ditësh. Tashmë ajo që mbetet pas është emergjenca mjedisore. Në 6 ditë substanca të rrezikshme janë çliruar jo vetëm në ajër, por tokë e ujë duke e shtuar edhe më tej rrezikun. Zjarri i cili përfshiu landfillin e Elbasanit në 1 Korrik ishte më i madhi, por jo i vetmi. Prej dy vitesh, çdo verë ky vendgrumbullim i mbetjeve urbane është përfshirë nga flakët. Kjo i bën qytetarët të pasigurt për të ardhmen, ndërkohë që specialistët propozojnë zgjidhje. Ndërkohë prej një jave në Elbasan nuk kanë munguar edhe zjarret në pyje e ullishta duke bërë që ekipet herë herë të zhvendoseshin për të ndërhyrë në zona të tjera, e sidomos atje ku kishte rrezik për banesat./tch/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.