Llapi nënshkruan me lojtarin e Vorës NULL NULL 06.07.2025 19:19 06.07.2025 19:19 Klubi Futbollistik Llapi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me sulmuesin e qendrës, Xheis Rushiti. Rushiti i bashkohet Llapit pas aventurës së tij me KF Vorën, klub me të cilin u shpall kampion në Kategorinë e Parë në Shqipëri, duke u inkuadruar në Kategorinë Superiore. “Sulmuesi është bashkuar me ekipin në fazën përgatitore dhe do jetë forcë shtesë për edicionin e ri”, shkroi Llapi, transmeton Klankosova.tv. Eksperienca me Llapin, për Rushitin do të jetë e para në Kosovë, teksa më herët ka luajtur edhe për Tiranën dhe Partizanin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 06/07/2025