Arsenali ia tregon Zubimendit dhomën e zhveshjes, fansat e tallin NULL NULL 06.07.2025 17:46 06.07.2025 17:46 Fansat e futbollit e kanë tallur transferimin e ri të Arsenalit, Martin Zubimendin. Kjo pasi gazetari sportiv, Fabrizio Romano, e publikoi një fotografi te Zubimendit në dhomën e zhveshjes ku u pa vetëm fanella e tij. Në postimin e Romano që mori mbi 79 mijë reagime e mbi 2 mijë e 700 komente, një nga fansat e futbollit komentoi me përqeshje duke pyetur “A ka Arsenali dhomë të trofeve?”. Një koment tjetër në fotografinë ku Zubimendi shihej duke hyrë në dhomën e zhveshjes ishte “Ai po i kërkon trofetë evropianë të Arsenalit”, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa komenti tjetër ishte se “Arsenali i prezanton prurjet e reja duke ua treguar dhomën e zhveshjes, jo dhomën e trofeve”. Arsenali i ka 13 trofe të Premier League, ku të fundit i ka fituar në sezonet e largëta 1997, 2001 dhe 2003. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 06/07/2025