Pas përmbytjeve, paralajmërohen reshje të reja në Teksas NULL NULL 06.07.2025 16:44 06.07.2025 16:44 Pas përmbytjeve që kanë ndodhur atje, tani Shërbimi Kombëtar i Motit në ShBA ka paralajmëruar reshje të reja në Teksasin qendror. Në njoftim thuhet se këto reshje shiu mund të shkaktojnë përmbytje të lumenjve e përrenjve, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. “Rrjedhja e tepërt e ujit mund të rezultojë në përmbytje të lumenjve, përrenjve dhe vendeve të tjera të ulëta dhe të prirura ndaj përmbytjeve. Një paralajmërim për përmbytje është në fuqi”, thuhet tutje në njoftimin e këtij shërbimi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.