Osmani: Loxha ishte më shumë se fushëbetejë, simbol i rezistencës për të mos u kthyer kurrë në robëri NULL NULL 06.07.2025 16:33 06.07.2025 16:33 Presidentja Vjosa Osmani Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar Betejën e Loxhës sot në 27-vjetorin e saj. Në një postim në Facebook, presidenca bëri të ditur se Osmani kujton njërën nga përballjet më të lavdishme të luftës për liri. “Përballë një armiku të pamëshirshëm, luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte. Loxha ishte më shumë se fushëbetejë, simbol i rezistencës dhe bashkimit për të mos u kthyer kurrë në robëri. Prej andej, thirrja për liri u përhap në gjithë Kosovën”. “Sot, si shtet i lirë e demokratik, kemi për detyrë ta ruajmë kujtesën për të rënët dhe t’i mbrojmë vlerat për të cilat u flijuan. Liria është amaneti i tyre! I përulemi me nderim dëshmorëve të Betejës së Loxhës dhe të gjithë dëshmorëve të UÇK-së”, ka thënë Osmani. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025