Tre të lënduar në një aksident në Kurbin, njëri prej tyre me plagë të rënda NULL NULL 06.07.2025 16:24 06.07.2025 16:24 Dy automjete janë përfshirë në një aksident në Kurbin të Shqipërisë, ku janë lënduar tre persona. Njëri prej të lënduarve ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, raporton Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv. Njëri nga drejtuesit është shoqëruar në polici, pasi ka rezultuar se ka qenë në ndikim të alkoolit. “Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e qarkullimit rrugor, dhe ekspertët për zbardhjen e plotë të aksidentit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.