Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

12 të arrestuar në Greqi, mes tyre edhe shqiptarë

NULL NULL
06.07.2025 15:34

12 persona janë arrestuar nga policia e Greqisë.

Në mesin e të prangosurve ka edhe shqiptarë e po ashtu edhe një punonjës i policisë.

Dyshohet se këta ishin përfshirë në një incident të armatosur në Pire, jashtë një klubi të natës.

Fillimisht, ata ishin përleshur fizikisht e më pas kishte kërcitur edhe arma e zjarrit, shtatorin e vitit të kaluar duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve përreth.

Operacioni u udhëhoq nga Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Departamenti për Krime kundër Jetës dhe Pronës.

Arrestimet u kryen në zona të ndryshme të kryeqytetit grek, Athinës transmeton Klankosova.tv.

Gjatë bastisjes në banesat e të dyshuarve, u gjetën dhe u sekuestruan një arsenal armësh: pistoleta, revolverë, armë gjahu, dhjetëra fishekë, 14 thika, karikatorë, anabolikë, drogë, tre makina, një motorr dhe një shumë të madhe parash – 175 mijë e 470 euro.

Po ashtu u sekuestruan veshjet e përdorura gjatë natës kritike kur edhe ndodhi përleshja mes dy grupeve.

Të arrestuarit përballen me akuza të rënda, përfshirë krijimin e një organizate kriminale, tentativë vrasjeje me dashje, dhunë të rrezikshme fizike, shpërdorim detyre dhe shkelje të ligjeve për armët dhe drogën.

Sipas policisë greke, shumica e të dyshuarve janë me të kaluar kriminale. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht veprimtarinë e këtij rrjeti të rrezikshëm.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.