Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia asgjëson mbi 40 mijë bimë kanabisi në Qarkun e Shkodrës

NULL NULL
06.07.2025 12:38
Foto nga Policia e Shtetit
Foto nga Policia e Shtetit

Policia e Shqipërisë gjatë kontrolleve në territorin e Qarkut Shkodër gjetën dhe asgjësuan 40 mijë e  621 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa.

Sipas njoftimit të policisë, për shpërdorim detyre u proceduan penalisht tetë kryetarë fshatrash dhe dy roje mjedisi, transmeton Klankosova.tv.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Në territorin e njësive administrative Shalë, Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 15 790 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Në vijim të veprimeve, u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”:

-D. V., kryetar i fshatit Pecaj

-R. M., kryetar i fshatit Ura e Shtrenjtë

-N. V., kryetar i fshatit Ndrejaj

-L. M., kryetar i fshatit Nicaj

-Gj. K., kryetar i fshatit Mollë

-L. A., roje mjedisi pranë zonave të mbrojtura

Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Shkrel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe asgjësuan 22 422 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Për këto raste u proceduan për shpërdorim detyre:

-P. I., kryetar i fshatit Bzhetë

-Gj. M., kryetar i fshatit Ducaj

-M. Ç., roje pyjesh

-M. B., kryetar i fshatit Lohë e Sipërme

Në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 2 409 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të paligjshëm.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.