Kokainë, kanabis, armë zjarri e municion luftarak, arrestohet 21-vjeçari në Durrës NULL NULL 06.07.2025 12:26 06.07.2025 12:26 Policia e Durrësit ka goditur një rrjet të shpërndarjes së drogës dhe armëmbajtjes pa leje. Gjatë aksionit u arrestua një 21-vjeçar dhe u procedua penalisht një 40-vjeçar, ndërsa u sekuestruan lëndë narkotike, armë zjarri, municion dhe dokumente të dyshuara të falsifikuara, shkruan A2. Operacioni u zhvillua në fshatin Kullë të Manzës, ku u kontrollua automjeti dhe banesa e të dyshuarve. Materialet i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.