Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndëshkohet shoferi BMW-së në Ferizaj, në zonën 50 km/h “i shkeli” 143 km/h

NULL NULL
06.07.2025 11:46
Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Njësia e Trafikut Rrugor në Ferizaj ka njoftuar se gjatë realizimit të kontrollit me radar në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, më saktë në fshatin Dardani të Ferizajt ka evidentuar një automjet të markës BMW me targa të huaja që po lëvizte me shpejtësi prej 143 km/h, në zonën ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.

Siç njofton policia, ndaj shoferit A.R.,33 vjeç është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje trafiku për tejkalim të shpejtësisë së lejuar: 300 € dhe masë mbrojtëse (ndalim i drejtimit të mjetit për 3 muaj).

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor. / Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.