Bllokada në Kuvend, Balje: Faji shkon me fuqi, më i fuqishmi është përgjegjësi NULL NULL 06.07.2025 10:29 06.07.2025 10:29 Duda Balje Deputetja Duda Balje në emisionin “Weekend” të Klan Kosova tha se bllokada në Kuvendin e Kosovës po ua vështirëson punën që e bëjnë, duke shtuar se shpreson që ky ngërç të zgjidhet sa më shpejt. Ajo shton se fajtor ka gjithmonë, e që sipas saj është ai/ata që kanë fuqi më shumë, duke iu referuar kështu partisë së parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton Klankosova.tv. “Me këto zhvillime, jemi si në një bllok, jemi duke jetuar në një bllok, domethënë jeta parlamentare tash. Unë jam më shumë se dhjetë vjet, dhe është hera e parë që po e përjetojmë, është sfidë e veçantë me të vërtet, jemi si duarlidhur, sepse ne nuk mundemi me punu qysh duhet, dhe qysh jemi mësuar të punojmë. Por shpresoj që shumë shpejt do ta kalojmë këtë ngërçin dhe do të vazhdojmë të punojmë sepse me të vërtetë kemi shumë nevojë”, tha Balje. “ Gjithmonë ka fajtor, dhe mendoj që fajësia shkon me fuqi, ku është më e fuqishme është edhe përgjegjësia, por po du me besu që ka ndonjë plan dhe sytë tani janë te gjykata”, u shpreh tutje ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 24 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day