S’ka fluks të qarkullimit në pikat kufitare NULL NULL 06.07.2025 07:43 06.07.2025 07:43 Bashkatdhetarët që jetojnë edhe punojnë në vendet e ndryshme të botës, tashmë kanë nisur të vijnë për t’i kaluar pushimet verore në Kosovë. Me ardhjen e tyre, vërehet edhe një qarkullim më i madh në pikat kufitare. Por, fluks të madh nuk ka, të paktën mëngjesin e së dielës. Kështu bën të ditur Qendra për Menaxhim Kufitar e Ministrisë së Brendshme. Sipas të dhënave të përditësuara rreth orës 07:02, koha për të hyrë në Kosovë dhe për të dalë nga Kosova, në të gjitha pikat kufitare sillet rreth 3 e deri në 5 minuta, transmeton Klankosova.tv Bazuar në këto të dhëna nuk ka kolona të automjeteve të paraqitura./ Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 19 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day