Zelensky e quan telefonatën me Trumpin si më të mirën gjatë kësaj kohe NULL NULL 05.07.2025 23:27 05.07.2025 23:27 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e përshkroi telefonatën e tij të fundit me presidentin e ShBA-së, Donald Trump, si “bisedën më të mirë gjatë kësaj kohe” në fjalimin e tij të mbajtur sonte. “(Raketat) Patriot janë çelësi i mbrojtjes nga (raketat) balistike. Ne diskutuam disa çështje të tjera të rëndësishme që ekipet tona do t’i përpunojnë në detaje në takimet në të ardhmen e afërt”, tha Zelensky. Të dy udhëheqësit folën më 4 korrik, duke rënë dakord të forcojnë mbrojtjen ajrore të Ukrainës mes sulmeve të intensifikuara ruse, tha Zelensky më parë. Një ditë para se të fliste me Zelenskyn, Trump zhvilloi një telefonatë me presidentin rus Vladimir Putin në një përpjekje për të diskutuar përfundimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës. “Kjo ishte ndoshta biseda më e mirë në të gjithë këtë kohë, ishte në maksimum produktive. Diskutuam temën e mbrojtjes ajrore. Jam mirënjohës për gatishmërinë për të ndihmuar”, tha Zelensky, duke përshkruar telefonatën e tij me Trump. Marrëdhëniet midis Ukrainës dhe ShBA-së kanë qenë të tendosura më parë, pasi Shtëpia e Bardhë e shtyu Kievin të nënshkruante një marrëveshje fitimprurëse dypalëshe për mineralet dhe u përpoq të ndërmjetësonte një marrëveshje paqeje me Moskën . Telefonata e Zelenskyt me udhëheqësin e ShBA-së erdhi pas raportimeve se Uashingtoni për një ka ndërprerë ndihmën ushtarake për Ukrainën. Trump, më 3 korrik, mohoi se Uashingtoni ka ndaluar furnizimin me armë për Kievin. Trump e përshkroi bisedën e tij të 3 korrikut me Putinin si zhgënjyese, duke thënë se telefonata “nuk bëri asnjë përparim” në ndalimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, shkruan Kyiv Independent, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.