Neueri e kritikon Donnarumman për ndërhyrjen ndaj Musialas: Ishte e panevojshme të hyje ashtu NULL NULL 05.07.2025 22:22 05.07.2025 22:22 Portieri i Bayern Munichut, Maneul Neuer, e ka kritikuar ashpër portierin e Paris Saint-Germain, Ganluigi Donnarummas për ndërhyrjen e tij ndaj Jamal Musialas, që përfundoi me thyrjen e këmbës së këtij të fundit. Nuer tha se ndërhyrja e Donnarumas ishte e panevojshme dhe se ajo situatë ishte një rrezik i panevojshëm. “I thashë se ishte një situatë ku nuk ishte e nevojshme të hyje ashtu. Ishte një rrezik i panevojshëm. Ai ishte i gatshëm të pranonte rrezikun për ta lënduar kundërshtarin” “I shkova dhe i thashë: ‘A nuk do të shkosh të shohësh lojtarin tonë?’ Është çështje respekti, të shkosh dhe t’i urosh atij gjithë të mirat. Pastaj ai e bëri këtë. Fair-play është gjithmonë pjesë e lojës. Unë do të kisha reaguar ndryshe”, tha Neur pas përfundimit të ndeshjes, transmeton Klankosova.tv. Jamal pësoi lëndim të tmerrshëm, duke e thyer këmbën, e cila i mbeti e varur vetëm në lëkurë, pas një ndërhyrjeje nga Donnarumma një minutë para fundit të pjesës së parë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 6 orë më parë