Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bombë janë prirjet totalitare të LVV-së NULL NULL 05.07.2025 20:18 05.07.2025 20:18 Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, deputetja Vlora Çitaku, tha se kërcënimi i sotëm me bombë në Kuvendin e Kosovës, fatmirësisht doli të jetë i rrejshëm. Megjithatë, ajo tha se edhe më të rrezikshme se këto kërcënime, janë, sipas saj, prirjet totalitare të LVV-së. “Po aq sa janë të rrezikshme dhe të trishtueshme sulmet që po i bëhen Kuvendit nga jashtë, qoftë me kërcënime të rrejshme, në aq e mos më shumë janë të rrezikshme prirjet totalitare që i kemi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe përpjekjet e tyre të vazhdueshme, tashmë pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, për të përmbysur rendin kushtetues”, u shpreh Çitaku për Klan Kosova teksa po hynte në sallën e Kuvendit për vazhdimin e 42-të të seancës konstituive. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 15 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 20 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 23 orë më parë