Reçica: Ndjehem i sigurt, e besova nga fillimi se alarmi për bombë ishte i rrejshëm NULL NULL 05.07.2025 20:09 05.07.2025 20:09 Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, tha se ndjehet i sigurt për pjesëmarrje në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, e cila është shtyrë për orën 20:00, për shkak të një alarmi për bombë që pati paraditen e sotme. Në një paraqitje për Klan Kosovën, ai ka deklaruar se besoi që nga fillimi se alarmi ishte i rrejshëm. “Unë ndihem i sigurt, sepse kam besuar dhe besoj se ka qenë alarm i rrejshëm. Këtu mund të futet gjithkush mund t’i keqpërdor situatat e tilla, mund të ketë edhe të tjerë që nuk ia duan të mirën Kosovës, mund të ketë edhe të revoltuar mund të ketë faktikisht edhe projekte të tjera të ndryshme, mirëpo është e rëndës, nuk ka asgjë më të rëndë se sa të të evakuojnë nga seanca plenare se ka bombë”, ka thënë Reçica. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 14 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 19 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 22 orë më parë