Bogujevci: Duhet ta përfundojmë votimin e fshehtë pastaj mund të dalim në të hapur NULL NULL 05.07.2025 19:57 05.07.2025 19:57 Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, ka thënë procedurat për votim janë të qarta, ku sipas saj, aktvendimi i Gjykatës Kushteteuse e thotë qartë se mund të votohet në dy forma, në formë të hapur dhe të fshehtë. Bogujevci u shpreh se deputetët kanë një proces që duhet ta përfundojnë, atë për votim të fshehtë, dhe sipas saj, mund të dalin në votim të hapur. “Por, është pjesë e procedurës dhe duhet t’i respektojmë ato. Njëra ndër këto procedura është votimi. Sido që veprojmë, ku në këtë rast jemi në procedurë të votimi të fshehtë që duhet të votojmë dhe kjo duhet të votohet, mund të votohet kundër dhe të kthehemi në votim të hapur”, tha Bogujevci, njofton Klankosova.tv. Tutje, ajo tha se duhet të procedojnë me një proces në të cilin janë aktualisht dhe pastaj tha se mund të kthehen te një proces tjetër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 13 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 19 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 21 orë më parë