Kadrijaj: E pakuptimtë situata, s’ka njeri normal që e sulmon Kuvendin NULL NULL 05.07.2025 11:26 05.07.2025 11:26 Deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrijaj, e ka quajtur të pakuptimtë situatën e evakuimit. “Nuk e di çka ka ndodh. Nuk e di kush e ka marrë këtë informacion. Besoj që është tepër e pakuptimtë kjo që po ndodh”, ka thënë Kadrijaj për mediat. “Nuk e besoj, ndoshta është ndonjë telefonatë e qëllimshme që me i largu deputetët nga Parlamenti se s’ka njeri normal që e sulmon institucionin e Kuvendit të Kosovës e që i sulmon deputetët”. “Ne po e respektojmë këtë vendim”, tha ajo, duke shtuar se do të kthehen sapo t’u thotë policia. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 2 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 5 orë më parë