Alarm për mjet të dyshimtë në Kuvend, deputetët dhe gazetarët lirojnë objektin NULL NULL 05.07.2025 11:14 05.07.2025 11:14 Deputeti i betuar i Partisë Demokratike të Kosoves, Abelard Tahiri, ka thënë se u është kërkuar nga Policia që ta lirojnë Kuvendin e Kosovës, njofton Klankosova.tv “S’po dimë çka po ndodh realisht. Na kërkun me dalë. Policia mër shkak të masave të sigurisë duhet të evakuohet stafi”, ka thënë Tahiri për mediat. “Tash ka një kërcënim. Besoj se më tutje jep policia jep sqarime”. Sot ishte paraparë të mbahej vazhdimi i 42-të për konstituimin e Kuvendit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 3 orë më parë