Xhaferi: Po përballemi me kryeneçësi politike – s’njihet gjuha e dialogut as komunikimit, veç e përçarjes NULL NULL 05.07.2025 10:44 05.07.2025 10:44 Krenar Xhaferi Deputeti i betuar i LDK-së, Krenar Xhaferi pak para nisjes së seancës së 42-të konstituive, tha se situata në Kuvend është e qartë, dhe sipas tij duhet t’i kthehet rendit fillestar të ditës, që është votimi i hapur për kandidatin për kryekuvendar. Ai shton se aktualisht deputetët e ish-opozitës dhe qytetarët po përballen me kryeneçësi politike, ku nuk njihe gjuha e dialogut e as e komunikimit, por sipas tij, vetëm gjuha e përçarjes, transmeton klankosova.tv. “Fillimisht kujtoj se kur nuk ke numra, ke marrëveshje. Ne po përballemi me një kryeneçësi politike ku nuk e njeh gjuhën e dialogut dhe komunikimit, por e njeh vetëm gjuhën e përçarjes. Situata është shumë e qartë, duhet të kthehemi në rendin fillestar të ditës, rendi thotë votim i hapur”, tha Xhaferi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 3 orë më parë