Thiago Silva me 40 vjet, e portieri me 44 sosh çojnë Fluminensen në gjysmëfinale të Botërorit NULL NULL 05.07.2025 10:05 05.07.2025 10:05 Skuadra braziliane Fluminense ka shkruar një tjetër faqe të lavdishme në historinë e saj, duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e një gare të madhe ndërkombëtare për klube, dhe këtë sukses e ka arritur falë përvojës dhe qëndrueshmërisë së dy veteranëve, portierit 44-vjeçar Fabio dhe qendërmbrojtësit 40-vjeçar Thiago Silva. Dyshja ka qenë gur themeli i mbrojtjes së skuadrës, duke ndihmuar Fluminensen të pranojë vetëm tre gola gjatë rrugëtimit deri në këtë fazë të garës, një arritje e jashtëzakonshme për çdo ekip, e aq më tepër kur në qendër janë futbollistë në dekadën e pestë të jetës së tyre. Fluminense tani hyn në fazën gjysmëfinale me vetëbesim të madh, duke synuar lavdinë e radhës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days