Gjakovë, arrestohet pasi bashkëjetonte me të miturën që ishte raportuar e zhdukur NULL NULL 05.07.2025 09:47 05.07.2025 09:47 Foto ilustruese e arrestimit. Të premten në Gjakovë është arrestuar një person i cili po bashkëjetonte me një vajzë të mitur që ishte raportuar e zhdukur. “Gjakovë 29.06.2025 – 00:30. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i ishte duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare, e cila ishte raportuar si person i zhdukur”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës. “Viktima pas intervistimit, është kthyer tek familjarët e saj, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 3 orë më parë