U prezantua rrejshëm, arrestohet burri në Prishtinë NULL NULL 05.07.2025 09:14 05.07.2025 09:14 Më 1 korrik të këtij viti është arrestuar një burrë në Prishtinë, nën dyshimin se ishte prezantuar rrejshëm, derisa iu gjetën edhe shtatë armë zjarri me 290 fishekë. Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, transmeton Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprat e cekura më lartë. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar shtatë armë zjarri, 290 fishekë, një telefon mobil dhe një kontratë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 3 orë më parë