Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

NULL NULL
05.07.2025 08:28

Në Ferizaj është regjistruar një rast i kallëzimit të rrejshëm.

Sipas policisë në këtë qytet, rasti kishte ndodhur mbrëmjen e 2 korrikut kur në polici është është paraqitur ankuesi R. E., 55 vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut me banim në Gjermani, duke raportuar se i ishte vjedhur vetura e tij në Ferizaj,  Audi Q8 me targa gjermane, në vlerë prej 130,000 euro.

“Pas veprimeve hetimore dhe shqyrtimit të kamerave të sigurisë, u konstatua se ankuesi nuk kishte qenë fare me veturën e deklaruar, duke ngritur dyshime të arsyeshme për kallëzim të rremë. Dyshohet se qëllimi i këtij veprimi ka qenë keqpërdorimi apo mashtrimi  i sigurimit, të lëshuar nga autoritetet gjermane”.

“Në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, hetuesit policorë kanë kërkuar mbështetje nga autoritetet gjermane dhe ato të Maqedonisë së Veriut për lokalizimin e veturës dhe zbardhjen e plotë të rastit”.

Bëhet e ditur se i dyshuari është ftuar për intervistim, por ende nuk është paraqitur, transmeton Klankosova.tv.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.