Nimani: Nisma dhe LVV nuk kanë arritur deri tani marrëveshje me shkrim NULL NULL 04.07.2025 23:46 04.07.2025 23:46 Artan Nimani nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se ky subjekt politik me tre deputetët e saj është e gatshme të mbështesë cilindo koncept politik, Në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova, ai ka thënë Nisma mbështet një plan i cili arrin shumicën shqiptare parlamentare, por edhe krijimin e institucioneve të Kosovës. I njëjti foli edhe për bisedimet që janë bërë mes kryetarit të Nismës, Fatmir Limajt, me kryetarin e VV-së, Albin Kurtin. “Lëvizja Vetëvendosje ka bërë disa hapa në raport me bisedimet ende nuk ka ndonjë marrëveshje të formalizuar. Zotëri Limaj që në fillim të bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje ka paraqitur dy opsione në tryezën e diskutimeve, a dëshironi që të keni mbështetje të daljes nga kriza pa marrë pjesë prej asnjë prej strukturave qeverisëse të vendit?”. “Por Kurti ka kërkuar të ketë partneritet me Nismën, pastaj është diskutuar i kreut të parlamentit siç kanë diskutuar të dy liderët politik, por që nuk është arritur një marrëveshje me shkrim në mes të dy forcave politike”, ka thënë Nimani. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025