Raportohet se është arrestuar Naim Bazaj – Dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh NULL NULL 04.07.2025 23:46 04.07.2025 23:46 Një aksion i drejtuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të Naim Bazaj, rreth 54-vjeçar, i dyshuar për disa vepra penale të rënda, përfshirë “Detyrim”, “Prezantim i rremë si person zyrtar” dhe “Mbajtje të paautorizuar të armëve”. Siç raporton Sinjali duke iu referuar burimeve, ndaj të dyshuarit ishin zhvilluar hetime intensive për disa javë, të cilat kulmuan më 04 korrik 2025, kur me asistimin e njësive të specializuara, ai u arrestua në flagrancë gjatë zhvillimit të veprës penale. Gjatë kontrollit të banesës dhe objekteve përcjellëse, Policia ka sekuestruar një arsenal armësh dhe municioni, përfshirë: një armë e gjatë me dylbi, një tyte dhe 200 fishekë kalibër .22 Remington, 1 armë automatike me 15 fishekë dhe një karikator, 1 pushkë gjahu me dy tyta dhe 46 fishekë, 1 armë ajrore 4.5 mm (Made in Germany), 1 pistoletë Sig Sauer me një karikator dhe 29 fishekë, 1 pistoletë AG-9 me dy karikatorë dhe pajisje përcjellëse, 1 iPhone 14 Pro Max dhe 1 kontratë dhe dokumentacion i armës në emër të Fitim Bazaj. Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për të gjitha veprat penale janë në zhvillim e sipër. Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025