Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Disa të vdekur nga stuhitë dhe përmbytjet në Teksas dhe New Jersey

NULL NULL
04.07.2025 21:06
Foto: AP

Disa persona kanë vdekur dhe të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi moti i ligë goditi pjesë të Teksasit qendror dhe New Jersey në SHBA.

Autoritetet në New Jersey thonë se të paktën tre persona vdiqën në shtet pas shirave të rrëmbyeshëm dhe stuhive të enjten në mbrëmje.

Të premten në mëngjes, përmbytjet e menjëhershme në Teksas shkaktuan telashe në rajonet Hill Country dhe Concho Valley.

Në Qarkun Kerr, zyra e sherifit ka raportuar përmbytje katastrofike me disa persona të zhdukur dhe humbje të konfirmuara jetësh.

Saktësisht sa njerëz kanë vdekur ose janë të zhdukur në Teksas nuk është konfirmuar ende nga autoritetet.

Shpëtimet dhe evakuimet kanë filluar që nga mëngjesi i hershëm dhe ka paralajmërime për përmbytje të tjera të mundshme të menjëhershme në shtet.

Guvernatori i Teksasit Greg Abbott tha se shteti po siguronte “të gjitha burimet e nevojshme për Kerrville, Ingram, Hunt dhe të gjithë Texas Hill Country që po përballet me këto përmbytje shkatërruese”.

Rajoni është në veriperëndim të qytetit të San Antonios, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Njerëz, ju lutem mos rrezikoni. Qëndroni vigjilentë, ndiqni paralajmërimet lokale për emergjenca dhe mos ngisni makinën nëpër rrugët e përmbytura”, tha Komisioneri i Departamentit të Bujqësisë së Teksasit, Sid Miller.

Zyra e Sherifit të Qarkut Kerr u tha banorëve pranë përrenjve dhe lumit Guadalupe të zhvendosen në vende më të larta.

Në Neë Jersey, autoritetet thonë se midis tre të vdekurve ishin dy burra, të moshës 79 dhe 25 vjeç, të cilët vdiqën pasi një pemë ra mbi makinën e tyre në Plainfield gjatë stuhisë së fortë të së enjtes.

Një grua 44-vjeçare vdiq gjithashtu kur një pemë ra mbi automjetin e saj në North Plainfield.

Stuhitë e detyruan qytetin e Neë Jersey të anulonte paradën dhe shfaqjen e fishekzjarrëve të planifikuar për 4 korrik.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.