Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kalaja e Gjirokastrës “magnet” për turistët, në 6-mujorin e parë të këtij viti, mbi 100 mijë turistë

NULL NULL
04.07.2025 17:42

Kalaja e Argjirosë në Gjirokastër eshte destinacioni kryesor kulturor në jug të Shqipërisë, duke regjistruar rritje të ndjeshme të vizitorëve edhe gjatë gjashtëmujorit të parë.

Me mbi 100 mijë turistë të huaj dhe vendas, kjo fortifikatë historike shërben si një pikë kyçe për turizmin historik dhe kulturor. Turistët janë nga vende të ndryshme ndërsa risi janë vizitorët që vijnë nga Azia apo India, ndërsa shifrat flasin për një rritje me 10 mijë vizitorë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vizitorët sfidojnë temperaturat e larta dhe relievin që të çon drejt këtij monumenti ndërsa në muajt në vijm pritet të ketë fluks edhe më të shtuar.

Kështjella Argjiro gjatë vitit të kaluar u cilësua si monumenti më i vizituar në rang vendi, dhe është një prej më të mëdhave në Ballkan./abcnews.al/

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.