Shuhet zjarri që kaploi një fushë në Ramoc të Gjakovës (VIDEO) NULL NULL 04.07.2025 16:46 04.07.2025 16:46 Njësia e Zjarrfikësve të Gjakovës ka bërë të ditur se sot në mesditë ka intervenuar me kohë në fshatin Ramoc, ku ishte raportuar për një djegie të fushave të grurit. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se gjatë reagimit të shpejtë dhe koordinimit të mirë të ekipit të zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar dhe shuar pa shkaktuar dëme të mëdha materiale apo rrezik për banorët përreth. “Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të mos djegin mbeturina apo sipërfaqe të hapura gjatë kësaj periudhe të nxehtë, pasi kjo rrit rrezikun”, thuhet në njoftimin e zjarrfikësve. /Klankosova.tv