IKShPK me rekomandime se si të parandalohen zjarret NULL NULL 04.07.2025 15:55 04.07.2025 15:55 Foto nga IKShPK Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në një njoftim në Facebook thotë se 90 për qind e zjarreve shkaktohen nga njeriu. Sipas IKShPK-së, shkaqet më të zakonshme janë djegia e barishteve dhe mbeturinave, hedhja e cigareve të ndezura, përdorimi i flakëve të pakontrolluara, hedhja e pakontrolluar e mbeturinave lehtë të ndezshme dhe zjarret e qëllimshme apo të shkaktuara nga pakujdesia njerëzore. Lidhur me këtë, ky institut thotë se zjarret përbëjnë rrezik për shëndetin e njeriut. Sipas njoftimit, zjarret rrisin ndotjen e ajrit (PM2.5), rrezikojnë mushkëritë dhe zemrën, veçanërisht tek fëmijët dhe të moshuarit, shkaktojnë helmim nga tymi dhe monoksidi i karbonit. IKShPK po ashtu thotë se zjarret dëmtojnë rëndë edhe mjedisin, si dëmtimin e pyjeve, tokave bujqësore dhe faunës, shkatërrimin e biodiversitetit, nxitje e ndryshimeve klimatike Zjarret rrezikojnë edhe komunitetin, si: -Dëmtime të shtëpive dhe infrastrukturës; -Humbje ekonomike për familjet dhe fermerët. Si të parandalohen zjarret sipas IKShPK-së? Mos ndizni barishte apo mbeturina në ambiente të hapura; Shmangni përdorimin e flakëve në ditët me temperatura të larta; Mos hidhni cigare të ndezura në tokë; Ruani materialet e djegshme në një ambient të sigurt dhe larg vendeve të frekuentuara nga njerëzit.; Nëse ndizni zjarr, mos u largoni pa u siguruar që është shuar plotësisht; Njoftoni menjëherë në 112 për çdo shpërthim zjarri të pakontrolluar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025