Trump thotë se nuk ka përparim me Putinin për Ukrainën NULL NULL 04.07.2025 07:51 04.07.2025 07:51 Foto: Reuters Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë përparim në bisedimet me presidentin rus Vladimir Putin për çështjen e Ukrainës. Gjatë një deklarate për mediat para se të udhëtonte për në Iowa, Trump tha se i kishte bërë të qartë Putinit se “nuk është i kënaqur” me situatën aktuale në Ukrainë. Ai mohoi ndalimin e furnizimit me armë për Kievin, duke shtuar: “Ne i kemi dhënë dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë, por duhet të sigurohemi që të kemi mjaftueshëm për veten tonë”. Telefonata njëorëshe mes dy liderëve përfshiu edhe temat e Iranit dhe Lindjes së Mesme. Ndërkohë, Putin theksoi se “nuk do të heqim dorë nga objektivat tona” dhe se Rusia synon të eliminojë “shkaqet rrënjësore të konfliktit”, shkruan NYT, transmeton Klankosova.tv. Në të njëjtën kohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi takime në Aarhus me krerët e BE-së dhe të qeverisë daneze, duke marrë garanci për mbështetje të vazhdueshme. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ftoi shtetet anëtare të aktivizojnë instrumentin Safe për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, duke përfshirë edhe Ukrainën. Danimarka, nga ana e saj, do të mbështesë prodhimin e armëve nga kompanitë ukrainase në vendet e BE-së. Megjithatë, Zelensky e bëri të qartë se ndihma evropiane nuk mjafton pa Shtetet e Bashkuara. “Ne mbështetemi në SHBA sepse ato kanë mjete që Evropa nuk i ka, si raketat Patriot,” theksoi ai./Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy aksidente sonte në kryeqytet, njëri në "Veternik" e tjetri në "Kodrën e Trimave" (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Raportohet se është arrestuar Naim Bazaj – Dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh 04/07/2025