Deklarata e Kurtit për Thaçin e Veselin, Demaku (PDK): E ulët NULL NULL 03.07.2025 23:49 03.07.2025 23:49 Fadil Demaku - PDK Fadil Demaku nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, foli rreth sulmit që kryetari i VV-së, Albin Kurti bëri ndaj dy ish-kryetarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, gjatë një interviste të mërkurën. Kurti kishe deklaruar se “janë dy ish-kryetarët në Hagë, të cilët duhet t’i vizitojnë shpesh edhe për instruksione politike. PDK-ja nuk është reformuar”. Demaku tha se Kurtit i mungon diçka shumë e madhe, duke shtuar se është e ulët një deklaratë e tillë, transmeton Klankosova.tv. “Unë mendoj që zoti Kurti me deklarimet e tij, me politikën e tij, ka shkaktuar dëme në vazhdimësi, dhe ka kontribuar në vazhdimësi me disa aty që i ka rreth vetes, dhe shprehjet e tij tani, në fazën e procesit që po zhvillohet ai gjykim atje, është vetëm një vazhdimësi e asaj që ky e ka ndjek gjatë gjithë rrugëtimit të tij prej që ka dalë në skenën politike”, tha tutje ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 16 minuta më parë
Kosova Bllokada në Kuvend, Kryeziu: Më 15-16 korrik krijohet ekipi amerikan i cili do trajtojë çështjen e Kosovës 1 orë më parë