Rama mbledh deputetët e Bashkisë Tiranë, u jep dy javë kohë që t’i identifikojnë problemet e qytetarëve NULL NULL 03.07.2025 23:11 03.07.2025 23:11 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar sot në orën 18:30 një takim me dyer të mbyllura me deputetë të PS-së në qarkun Tiranë si dhe me drejtues të bashkisë së kryqytetit. Burime të Euronews nga mbledhja bëjnë me dije se Rama ka kërkuar nga deputetët që të jenë prezentë në terren me qytetarët dhe t’i identifikojnë problemet me të cilat qytetarët përballen. Në mbledhje kanë qenë deputetët aktualë dhe ata qe dolën fitues dhe jo fitues më 11 maj, drejtorët e bashkisë Tiranë dhe administratorët e njësive. Gjithashtu mësohet se Rama u ka lënë deputeteve dy javë kohë që të dalin në terren të mbledhin problematikat e qytetarëve dhe t’i sjellin në një tjetër takim me të, transmeton Klankosova.tv. Fokusi kryesor ka qenë menaxhimi i hapësirave publike. Ne mbledhje nuk është folur për zgjedhjet ne bashkinë Tiranë. Po ashtu mësohet se Rama nuk ka shprehur pakënaqësi për Tiranën. Ai ka thënë se Tirana nuk është si Vlora. “Në Vlorë pashë gjëra që nuk shkonin”, mësohet të jetë shprehur Rama. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova I mituri arrestohet nga policët civilë para objektit të Komunës së Mitrovicës 12 minuta më parë