PDK, LDK e AAK në kuvend edhe pas dështimit, Deda: S’është veprim që jep rezultat NULL NULL 03.07.2025 21:15 03.07.2025 21:15 Analisti politik, Ilir Deda e ka komentuar “protestën” e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së pas përfundimit të seancës së 41 konstituive të Kuvendit e cila poashtu ka dështuar, e të cilët vazhduan të qëndronin në sallë ndonëse kryesuesi Avni Dehari, e ndërpreu atë. Kjo ngjarje, Dedës ia kujtoi vitin 2014 dhe sipas tij, kjo nuk jep rezultat. “Ma kujtoi vitin 2014 kur ne si opozitë e atëhershme e kemi bërë të njëjtën gjë, mbajshim fjalime. Nuk është veprim që jep rezultat. Me këtë opozitë të zbehtë, është e pamjaftuar, nuk e di për çka qëndrojnë së bashku partitë të cilat kanë shumicën e votave të Kosovës. Edhe nëse e kanë shumicën e votave, ata kanë edhe përgjegjësi. Tash e pamë prapë që po shkohet në Gjykatën Kushtetuese, Kushtetuesja i ka nxjerr vetes punë pasi që nuk e ka kuptuar ambientin të cilin po jep aktgjykim e ai është që duhet me qenë aq eksplicite që atë çka është shkruajtur me u marr vesh njëjtë nga të gjithë. Mundet me ju ik punëve shtesë Kushtetuesja nëse del me një komunikatë duke thënë “kjo është çka kam thënë unë”. Çka njëjtë po shohim është një lloj largimi I fokusit ose është duke refokusuar opinionin publik në atë çka ndodh gjatë 30 ditëve. Po merret e mirëqenë që nuk do të ketë asgjë deri në 30 ditë. Ne po e normalizojmë”, u shpreh Deda në emisonin “Rubikon” në Klan Kosova. Tutje, Deda deklaroi se Kosova është në një situatë shumë të rëndë ekonomike, teksa përmendi paraqitjen e kryeministrit në detyrë në një emision televiziv, e që sipas tij, “vetëm ka bërtitur”. “Ajo që po ndodh në sfond të këtij budallallëku politik është se Kosova është në prag të recesionit ekonomik, situatë shumë e rëndë ekonomike, e pamë Albinin mbrëmë duke bërtitur në televizion por asnjëherë nuk foli për gjendjen e keqe ekonomike, përgjegjës për të cilën është qeverisja e tij. Nuk e di se si do të dalë Kosova në fund të kësaj storje të keqe të saj. Kur humbet besimi në politikë civile, ne kemi problem, kur humbet besimi në institucione kemi problem”. “Opozitën duhet me shty me ndërmarr vendime, është e pamjaftueshme me shku prapë në Gjykatën Kushtetuese”, tha Deda, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025