Arrestohen dy burra në Gjilan për vjedhje të rëndë dhe keqpërdorim të besimit NULL NULL 03.07.2025 17:38 03.07.2025 17:38 Policia e Kosovës - Foto nga Klan Kosova Dy burra janë arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje të rëndë si dhe kanë keqpërdorur besimin. Sipas njoftimit të policisë, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme nga Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjilan, pas një hetimi intensiv dhe veprimeve mirë të organizuara operative në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, sot arrestoi E.M., (viti i lindjes 1996) dhe B.H., (viti i lindjes 1990), transmeton Klankosova.tv. Polici tha se arrestimi i të tyre është bërë pasi që bazuar në informacionet dhe provat e mbledhura gjatë hetimit, të dyshuarit, dyshohet se kanë qenë të përfshirë në veprat penale ‘Vjedhje e rëndë’’ dhe ‘’Keqpërdorim i besimit’’, në të cilin dyshohet se në periudhë të caktuar kohore nga viktima shtetas i huaj, kanë vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe tërheqë para nga banka. Dy të dyshuarit me aktëvendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale të lartcekura. Vjedhje e rëndë në shtëpinë e shtetasit të huaj në Gjilan nga personi që i besonte *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 14 orë më parë