Sulm me thikë në një qendër tregtare të Finlandës, disa të lënduar NULL NULL 03.07.2025 17:14 03.07.2025 17:14 Disa persona janë therur me thikë në një qendër tregtare në Finlandë. Sipas raportimeve, një person është arrestuar pas incidentit i cili ndodhi në qendrën “Ratina” në qytetin e Tamperes. Policia thotë se po interviston dëshmitarë dhe ka rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa viktimave u është dhënë ndihma e parë, transmeton Klankosova.tv. Tampere ndodhet në jug të Finlandës, në veriperëndim të kryeqytetit Helsinki. Zyrtarët policorë nuk dhanë detaje mbi shkallën e lëndimeve dhe as mbi autorin e krimit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Pas kërkesës e kritikave të Ramës, largohen të gjithë drejtorët e Bashkisë së Vlorës 1 minutë më parë