Sulmet izraelite vrasin 80 persona në Gaza NULL NULL 03.07.2025 16:38 03.07.2025 16:38 Foto nga Al Jazeera Më shumë se 80 palestinezë u vranë në Gaza të enjten, sipas zyrtarëve të shëndetësisë, ndërsa Izraeli intensifikoi sulmet e tij në të gjithë Rripin e Gazës. Vdekjet, të cilat autoritetet thanë se përfshinin dhjetëra njerëz që kërkonin ndihmë, vijnë ndërsa negociatat për të arritur një armëpushim në enklavë po intensifikohen. Një burim i tha CNN se zyrtarët e Hamasit do të takoheshin të enjten për të përgatitur një përgjigje ndaj propozimit të fundit, i cili është pranuar nga Izraeli, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Pas kërkesës e kritikave të Ramës, largohen të gjithë drejtorët e Bashkisë së Vlorës 6 minuta më parë