Rama kërkon shkarkimin e menjëhershëm të drejtorëve në Bashkinë e Vlorës NULL NULL 03.07.2025 16:18 03.07.2025 16:18 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar shkarkimin e drejtorëve në Bashkinë e Vlorës dhe drejtuesve të degës së Partisë Socialiste. Mësohet se Rama ka qenë i shoqëruar nga ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllur Ende nuk dihet nëse ky vendim i tij lidhet me problematikat e qytetit bregdetar me ujin e pijshëm apo zjarrit në fushën e mbetjeve, një fenomen i përsëritur vit pas viti dhe që ka pasur impakt te sezoni turistik. Pritet të mësohen më shumë detaje mbi vizitën e papritur të kreut të qeverisë në Vlorë./Tv Klan *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Trafik droge dhe tentim vrasje, ekstradohen nga Greqia dhe Franca shqiptarët e shpallur në kërkim ndërkombëtar 30 sekonda më parë
Kosova Veteranët e UÇK-së urojnë ShBA-në: Në zemrën tonë, jemi gjithmonë ushtarë të Amerikës 7 minuta më parë