Asambleistja e VV-së në Prizren i bashkohet AAK-së NULL NULL 03.07.2025 14:45 03.07.2025 14:45 Nazife Kokollari, asambleiste në Kuvendin Komunal të Prizrenit, ka zyrtarizuar aderimin e saj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Facebook, Kokollari ka bërë të ditur se ka marrë këtë vendim me vullnet të plotë dhe me besim në të ardhmen. “Me vullnet të plotë dhe besim në të ardhmen, sot kam marrë vendimin që t’i bashkohem Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Ky hap është shprehje e përkushtimit tim për t’u angazhuar edhe më shumë në shërbim të komunitetit dhe të vendit tonë të dashur”, njoftoi ajo. Kokollari tha se “AAK është shtëpia politike e vlerave që i besoj: liria, drejtësia, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e dinjitetit të qytetarëve”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025