Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Konsultimet në Presidencë, Vjosa Osmani takohet edhe me Emilia Rexhepin

NULL NULL
03.07.2025 14:37

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot edhe me kryetaren e Nova Demokratska Stranka, Emilija Rexhepi.

Osmani sot ka zhvilluar takime konsultuese me përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë në Kuvendin e Kosovës.

Këto takime janë duke u zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës, si dhe për të krijuar hapësirë për dialog politik mes subjekteve parlamentare.

E njëjta mbajti takime dje edhe me liderët e partive politike kryesore në vend. /Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.