7 vjet burg të akuzuarit që shkaktoi aksidentin ku vdiq mjeku dhe shoferi i autoambulancës në Gjakovë NULL NULL 03.07.2025 13:48 03.07.2025 13:48 Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me 7 vjet burg K.P. për rrezikim të trafikut publik, vepër që shkaktoi fatalitet. Në këtë aksident humbën jetën mjeku Mentor Salihi, dhe shoferi i autoambulancës Skofiar Gjini, transmeton klankosova.tv. Gjithashtu, i pandehuri ka ndalim drejtimi automjeti për 3 vjet pas kryerjes së dënimit. Sipas aktgjykimit: ”I pandehurit K. P., është gjetur fajtor sepse “me datë 30.06.2022 rreth orës 12:05 minuta në lagjen Dardania në Gjakovë, saktësisht përball marketit “E.”, nga pakujdesia rrezikon trafikun publik edhe pse ka qenë i vetëdijshëm se me një veprim të tillë të do vjen deri te pasoja e ndaluar, lehtas e ka marrë se gjerë tek ajo nuk do të vjen apo në momentin e duhur do t’i shmanget dhe me këtë i’u shkakton vdekjen tani të ndjerëve M. S. dhe S. Gnë atë mënyrë që derisa i pandehuri K. P., ishte duke drejtuar automjetin e tipit VW Golf, me targa ..-…-.., fillon të bëjë kthim të pasigurt nga ana e djathtë në të majtë e drejtimit të lëvizjes së tij, duke i’a marrë përparësinë e lëvizjes automjetit të tipit “Opel” me targa …-..-.. (autoambulancës së QKMF-së në Gjakovë), e cila vinte nga drejtimi i Pejës për në Gjakovë me drita vezulluese dhe alarmin sinjalizues, ashtu që në pamundësi që t’i shmanget aksidentit, automjeti i ambulancës me pjesën e parë e godet veturën e të pandehurit në pjesën anësore të anës së djathtë, me ç’rast vetura e të pandehurit gjatë rrokullisjes e godet veturën e tipit “Mercedes 208” me targa ..-…-.. pronë e të dëmtuarit A. D., ndërsa autoambulanca devijon jashtë rrugës dhe e godet veturën e tipit “ Golf 2 “me targa ..-…-.. pronë e të dëmtuarës K. M. si dhe veturën e tipit “Kia Sorento” pronë e të dëmtuarit P. O., ku si pasoj e këtij aksidenti përveç dëmeve materiale, kanë ndërruar jetë S. Gj. me datë 01.07.2022 dhe M. S.me datë 05.07.2022, ndërsa lëndime të rënda trupore pësojnë A. A., Z. D. dhe F. B., të cilët ishin në automjetin e ambulancës, lëndime këto të përshkruara në ekspertizën mjekoligjore”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025