Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abdixhiku: Askush s’ka të drejtë të ndryshojë rendin e ditës, vepër penale

NULL NULL
03.07.2025 13:40

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas seancës së 41-të konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Abdixhiku tha se qëndruan në sallë për të folur, duke shtuar se ky është një fillim i i diskutimeve parlamentare pas “uzurpimit antikushtetues”, për të cilin akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje.

“Sot, qëndruam në sallë. Deputetja Bajrami mbajti dhe fjalë. Kjo fjalë s’mund t’i ndalej siç ju ndal deputetit Zogaj. Le të jetë një fillim i diskutimeve parlamentare pas uzurpimit antikushtetues që po i bën Kuvendit partia e parë. Ata le të ikin, ne le të flasim”.

Ai theksoi se sot ishte hera e 41-të me radhë që partia e parë nuk arrin të ushtrojë përgjegjësinë kushtetuese që ka për ta krijuar shumicën parlamentare.

“Sot, sërish, partia e parë vendosi me plot arrogancë të injorojë rendin e ditës. Atë rend dite që e kishim dakorduar paraprakisht të gjithë ne bashkë; në takimin e parë institucional. E kishim dakorduar ne, të gjitha partitë politike, në takimin me z.Konjufca – kryetarin paraprak të legjislaturës paraprake. Rendi i ditës u ndryshua; kokë në veti pas shtatë seancave. Askush nuk e ka këtë të drejtë; aq më pak një ‘më i moshuar’ mes 120 deputetëve të zgjedhur në vend”, theksoi ai transmeotn Klankosova.tv.

Numri një i LDK-së tha se kjo pengesë parlamentare tashmë është dhe jokushtetuese dhe përsëriti se është përmbysje e rendit kushtetues “me vetëdije e qëllim”.

“Pra është dhe vepër penale për të cilën do të ketë përgjegjësi një ditë. Dhe derisa partia e parë ka kapur një ulëse, ajo s’mund të kapë Kuvendin. Le të vijnë e ikin. Ne le të flasim. Para shumicës qytetare në vend. T’i shtrojmë të gjitha çështjet që pas perdeve të krizave po marrin peng të ardhmen e vendit”./Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.