Ushtarët e KFOR-it trajnohen për kontroll të turmave dhe trazirave NULL NULL 03.07.2025 12:57 03.07.2025 12:57 Ushtarë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kryen një ushtrim intensiv për Kontrollin e Turmave dhe Trazirave (CRC) dhe zjarrfobinë në kampin “Villaggio Italia”, në Pejë. Ushtrimi u mbajt në koordinim me trajnerët hungarezë nga Batalioni Taktik Rezervë i KFOR-it (KTRBN), thuhet në njoftimin e KFOR-it në Facebook, transmeton Klankosova.tv. “Trajnimi i ekspozoi trupat ndaj nxehtësisë ekstreme dhe flakëve të gjeneruara nga pajisjet ndezëse, me qëllim forcimin e gatishmërisë së tyre operacionale dhe rezistencës psikologjike. Ushtrime të tilla janë kritike për të siguruar përgjigje të qeta dhe efektive nën stres, dhe për të ruajtur efektivitetin e misionit në mbështetje të një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë” “KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet tutje në njoftimin e KFOR-it. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 5 orë më parë