NGOM Fest nis sonte në Prizren NULL NULL 03.07.2025 12:26 03.07.2025 12:26 NGOM Fest, Festivali Ndërkombëtar i Muzikës fillon sonte në kalanë historike të Prizrenit si një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në Kosovë. Festivali do të mbahet nga data 3 deri më 6 korrik dhe do të zgjasë katër ditë, duke ofruar një program të pasur muzikor që premton momente të paharrueshme për pjesëmarrësit. Këtë vit NGOM Fest, do të sjellë në skenë shumë artistë që interpretojnë në zhanret e muzikës Rock, Alternative dhe Elektronike. Ndër emrat që do të performojnë janë: Acer, Mscream, Mak Zøgaj, Singi, Buta, Spin by Celina, Dhjetori, Zwada, Shpat Deda, Dren Abazi, Yuko, Uran B., Vera Grace, _C93, Petro Marko, Anitë, Armen Miran, Secret 47 dhe George Adi. Për tri net me radhë, Kalaja e Prizrenit do të gjallërohet me performanca nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë, përfaqësues të zhanreve të ndryshme muzikore, që pritet të mbledhin mijëra vizitorë nga e gjithë Kosova dhe rajoni, transmeton Klankosova.tv. Hyrja është e hapur për të gjithë adhuruesit e muzikës, natyrës dhe përvojave të reja, në festivalin i cili organizohet që nga viti 2011 dhe që çdo vit tërheq një interes të madh. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Vdes Michael Madsen – aktori i filmave “Reservoir Dogs” dhe “Kill Bill: Vol. 2” 03/07/2025