Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Evakuime masive për shkak të zjarreve në ishullin grek të Kretës

NULL NULL
03.07.2025 10:39

Qindra njerëz janë evakuuar ndërsa një zjarr i madh vazhdon të digjet jashtë kontrollit në ishullin grek të Kretës.

Zjarri, i cili është përhapur nga erërat e forta, shpërtheu të mërkurën pasdite në një terren të thyer pyjor pranë komunës së Ierapetrës.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke kërcënuar shtëpitë, akomodimet turistike dhe infrastrukturën kritike, përfshirë një stacion karburanti, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Fronti i zjarrit tani shtrihet në të paktën 6 kilometra, sipas shërbimeve të emergjencës, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë kontrollin. Tymi i dendur ka përfshirë zonën më të gjerë, duke e ulur dukshmërinë në pothuajse zero në disa vende.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.