Musliu i reagon ashpër, Kurtin e quan ‘’Albin KurTHi’’ pasi sulmit ndaj krerëve të UÇK-së NULL NULL 03.07.2025 08:59 03.07.2025 08:59 Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër kreun e VV-së, Albin Kurti njëherit kryeministër në detyrë, për sulmin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ajo shprehet se me deklaratat e tij në këtë fazë kritike të Gjykatës Speciale, i pari i Lëvizjes Vetëvendosje, derisa edhe e quan ”Albin KurTHi” po dëshmon se është njëri ndër armiqtë e Republikës, transmeton klankosova.tv. ”Nëse dikush në këtë shtet mund të quhet HAJVAN, atëherë ai është pikërisht ai që sot udhëheq qeverinë. Duhet me qenë vërtet HAJVAN për të dhënë deklarata kaq të papërgjegjshme, sidomos në një fazë kaq kritike të procesit në Gjykatën Speciale. Albin KurTHi, me sjelljet dhe fjalët e tij, po i bën dëm Kosovës më shumë se kushdo tjetër. Kosova ka armiq, por një nga ta është vetë Albin Kurti i cili çdo ditë po punon në drejtim të zhbërjes së shtetit. #ZHYLL”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 2 orë më parë