Dogana sekuestron 79 telefona te një mobilshop, vlera e tyre mbi 64 mijë euro NULL NULL 02.07.2025 17:57 02.07.2025 17:57 Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar telefona të kontrabanduar në vlerë mbi 64 mijë euro. Në njoftim, Dogana tha se ka ndërmarrë një kontroll të detajuar në një subjekt afarist në Prishtinë, ku pas verifikimeve dhe kontrollit, në një bodrum është gjetur një kasafortë brenda së cilës janë zbuluar 79 telefona mobilë. “Gjatë kontrollit, në një aneks shtesë (bodrum) është gjetur një kasafortë, brenda së cilës janë zbuluar: 49 copë iPhone 16 Pro Max; 1 copë iPhone 16 Pro; 12 copë iPhone 15 Pro; 9 copë Samsung A36 5G; 6 copë Samsung A56; 2 copë Samsung A26”. “Të gjithë këta telefona janë gjetur pa dokumentacion përcjellës për prejardhjen e tyre dhe dyshohet se janë futur në mënyrë të kundërligjshme në territorin e Republikës së Kosovës. Vlera e përgjithshme në treg e këtyre pajisjeve është rreth 64,340.00 euro”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Tutje, Dogana tha se ka ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore ndaj subjektit në fjalë, duke sekuestruar mallin dhe duke iniciuar procedurat hetimore për kundërvjatje apo vepër penale, varësisht nga të gjeturat e mëtejme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Miftaraj nga IKD proteston para Kuvendit: As pas katër muajsh, nuk kemi Qeveri 53 minuta më parë