Nis takimi Osmani-Krasniqi NULL NULL 02.07.2025 13:40 02.07.2025 13:40 Ka nisur takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi. Para të parit të PDK-së, e para e shtetit priti kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, me të cilin ka biseduar rreth bllokadës në Kuvend, njofton Klankosova.tv. Pasi takimi përfundoi, kreu i LVV-së deklaroi para mediave se do të bëjnë çmos, që siç u shpreh ai, me frymën e bashkëpunimit të arrihet një gjë e tillë. “Posa e përfunduam takimin me presidenten Osmani lidhur me konstituimin e Kuvendit të Republikës në dritën e aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, afatet po rrjedhin, në javën e fundit të korrikut, duhet që ta kemi konstituimin, do të bëjmë çmos që në frymën e bashkëpunimit, me konsultime konstruktive dhe gjithashtu me idenë e konsesusit apo kompromisit ta realizojmë këtë gjë, në mënyrë që pastaj të kalojmë tek formimi i qeverisë së re, që i përgjigjet Kuvendit të ri të Republikës”. “Diskutuam gjerë e gjatë, i përmendem të gjitha elementet përbërëse dhe tash presidentja do të ketë takime edhe me përfaqësuesit e partive të tjera politike e mbase në fund do të mund të shohim a kemi bërë përparim, sa kemi bërë përparim dhe sa është i mjaftueshëm një përparim i tillë”, tha Kurti./Klankosova.tv Kurti pas takimit me Osmanin: T’iu jepet shansa edhe takimeve të tjera, të shohim cili është progresi *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 9 orë më parë
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 12 orë më parë